Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev nuk pranon kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptar dhe është i gatshëm t?i japë deputetë VMRO-DPMNE-së opozitare për të formuar qeveri pakice. Këto komente, Zaev i bëri gjatë një debati televiziv me kreun e opozitës Hristijan Mickoski.
?Nëse ky është kushti që të jemi me BDI-në, nuk do të negociojmë me ta. Jam i gatshëm t?i jap 13 deputetë Mickoskit që ai të formojë qeveri pakice, ose do të kërkoj nga ai të më japë 6 deputetë që ne ta formojmë qeverinë. Përmes shantazheve nuk do të bisedojmë?.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se sikurse u zgjodhën Kryeparlamentari, Ministri i Brendshëm e i Mbrojtjes, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të kenë edhe Kryeministrin.
?Me kryeministër shqiptar rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit. Me kryeministër shqiptar forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit. Ne nuk marrim hisen e tjetër kujt, pasi të huajin kurrë nuk e kemi dashur, por për hisen tonë gjak kemi derdhur?.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka përmbyll listën zgjedhore. Të drejtë vote në zgjedhjet e 15 Korrikut kanë diçka më shumë se 1.8 milionë qytetarë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/